HOUSTON ROCKETS

reuters
Fluturojnë edhe në Meksiko
13 November, 2014 @13:10
Pas humbjes së parë në këtë stinor, Houston Rockets, e mposhti Minnesota Timberwolvesin me rezultat 113-101, ndeshje të cilën e luajtën në Meksikë.
James Harden ishte koshashënuesi më i mirë tek raketat, me 23 pikë e 10 asistime, ku u ndihmua nga partneri i tij Dwight Howard me 22 pikë e 10 kërcime.
Howard, u rikthye në parket pasi që mungoi në humbjen e parë kundër Golden State Warriors, për shkak të gripit.
Houstoni ka bilanc prej 7 fitoreve dhe vetëm një humbje dhe janë duke e ndarë vendin e parë në Konferencën Perëndimore, së bashku me Memphis Grizzlies.
Video
Houston-Minnesota