PJESA E PARË: KOSOVA - SPANJA

Foto: sefutbol.com
Fornals i jep epërsinë Spanjës, Kosova tregohet guximtare
8 September, 2021 @21:39
Përkundër se është në disavantazh, Kosova me lojën që po bëhet në Fadil Vokrri po tregon se po mundohet të bëj më të mirën. Thuajse të gjithë futbollistët po luftojnë për njëri-tjetrin, ndërsa rastet e mira nga Milot Rashica e Vedat Muriqi, shkuan huq, veçanërisht të këtij të parit.
E Spanja arriti të ndëshkojë përmes Pablo Fornalsit, për të mbyllur pjesën e parë në epërsi 0-1, duke mbretëruar pjesën më të madhe të fushës me posedim e lojë.