DERDHET LEKU

FSHF paguan të gjithë punëtorët sportiv dhe futbollistët
9 April, 2020 @15:30
Të gjithë akterët në futboll do të ndihmohen direkt nga FSHF-ja, ka bërë të ditur kreu i saj Armand Duka në një prononcim të tij përmes videos sot.
“FSHF do të mbështesë financiarisht punëtorët e futbollit: futbollistët, trajnerët, arbitrat dhe gjithkënd që është i punësuar në futboll,” ka bërë të ditur njoftimi i FSHF-së.
KE i FSHF-së ka miratuar një paketë financiare që parashikon dhënien e një rroge, ndihme financiare, për periudhën prej 15 marsit deri më 15 prill në mënyrë të barabartë prej 30 mijë lekësh.
“Nëse nuk rikthehemi pas 15 prillit, e njëjta paketë do të përsëritet,” ka shtuar Duka në njoftim, duke bërë të ditur se të gjithë që e kanë futbollin profesion dhe nuk punojnë në vende tjera do të jenë pjesë e kësaj pakoje.
Në këtë fond kanë ndikuar të gjithë, duke nisur nga selektori i kombëtares shqiptare Edi Reja dhe stafi i tij që kanë përgjysmuar rrogat për të rritur fondin si dhe do të merret një kredi financiare nga FSHF, ka shtuar Duka.
30 mijë lekë të në konvertim në euro bëjnë rreth 235 euro.