TERMINET E NDESHJEVE

Futbolli rikthehet me të tetën e finales së Kupës
30 January, 2023 @15:22
Rinisja e garave në pjesën e dytë të edicionit 2022/23 të futbollit të Kosovës bëhet në fundjavën që vjen. Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se duelet e para janë ato të Kupës së Kosovës, ku ekipet do të luftojnë për të siguruar biletë për cerekfinale të Kupës duke fituar ndeshjet e së tetës së finales së Kupës së Kosovës.
Komisioni i Garave të FFK-së ka caktuar orarin e ndeshjeve, ku katër prej tyre luhen të shtunën më 4 shkurt, ndërsa katër të tjera luhen të dielën më 5 shkurt.
Përballjet që do të zhvillohen të shtunën më 4 shkurt 2023 janë:
Liria – Llapi
Feronikeli ‘74 – Trepça ‘89
Ballkani – A&N
Flamurtari – Vushtrria
Ndërsa ato që luhen të dielën më 5 shkurt 2023 janë:
Gjilani – Vjosa
Behari – Prizreni
Malisheva – Fushë Kosova
Prishtina – Dukagjini.
Të gjitha ndeshjet janë paraparë të nisin prej orës 13:00, ka bërë të ditur FFK-ja. Fitues i fundi i Kupës së Kosovës dhe mbrojtës i trofeut është Llapi.