Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ BALLKANIT TE DRITA

Futbollisti i kampionit, kaloi te nënkampionja

Futbollisti i kampionit, kaloi te nënkampionja


10 June, 2023 @19:57

Mbrojtësi i deritashëm i Ballkanit, Astrit Thaqi, është bërë edhe zyrtarisht lojtar i ri i Dritës, kanë njoftuar të dyja klubet përmes llogarive të tyre në rrjetet sociale.

Thaqi si mbrojtësi i krahut, që u bë kampion me Ballkanin tash e tutje do të jetë pjesë e Intelektualëve, ndërsa klubi i Dritës ka bërë të ditur se ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin.

“Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin Astrit Thaqi. Sot në ambientet e klubit, Thaqi është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në familjen bardh e kaltër dhe ku kanë nënshkruar kontratë dyvjeqare me klubin. Thaqi ka përvojë të gjatë në superligë si dhe në arenën ndërkombëtare. Astriti është paraqitur për shumë skuadra kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ballkani.” — ka shkruar FC Drita në njoftimin e saj.

Drita këtë verë do të merr pjesë në kualifikime për Ligën e Konferencës, kurse drejtohet nga trajneri grek Akis Vavalis.◼️


 
Të gjitha lajmet nga