GJYQTARËT

Genc Nuza në derbin e xhiros
3 March, 2022 @19:32
Gjyqtari me stemë të FIFA-së, Genc Nuza, është përcaktuar të jetë refer kryesor i ndeshjes Ballkani-Llapi, që është derbi i xhiros së XXIII të Superligës.
Nuza do të ndihmohet nga Fatlum Berisha e Granit Hyseni në këtë përballje, derisa Besfort Kasumi do të jetë VAR gjyqtar në këtë duel.
Në përballjet tjera të xhiros, referë kryesorë të ndeshjeve janë përcaktuar të jenë:
Malisheva-Feronikeli, Visar Kastrati;
Dukagjini-Prishtina, Mervan Bejtullahu;
Drenica-Drita, Dardan Caka;
Gjilani-Ulpiana, Mentor Ajeti;
Ballkani-Llapi, Genc Nuza.