GAME 3: BUCKS - SUNS
Giannis fenomenal, ngushtohet seria
12 July, 2021 @10:17
Me performancën fenomenale të super yllit, Giannis Antetokounmpo, Milwaukee Bucks e mposhti Phoenix Sunsin me rezultat 120-100.
Sikurse në ndeshjen e kaluar, edhe në këtë ndeshje Antetokounmpo ishte i pakapshëm. Ai shkëlqeu me 41 pikë, 13 kërcime e 6 asistime, derisa u bë lojtari i dytë në histori të NBA-së, që luajti me 40+ pikë e 10+ kërcime në dy ndeshje rresht në kuadër të finaleve, pas Shaquile O’Neal.
Giannis kësaj radhe mori ndihmë edhe nga Jrue Holiday me 21 pikë dhe Khris Middleton me 118 pikë të tjera.
Te Suns u dalluan Chris Paul me 19 pikë, Deandre Ayton e Jae Crowder me nga 18 pikë secili, kurse Devin Booker luajti me vetëm 10 pikë.
Phoenixi është 2-1 në epërsi në serinë finale, derisa ndeshja e katërt do të luhet më 15 korrik nga ora 3:00.