Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË SULMUES SHTESË

Giresse shton edhe Albion Rrahmanin për ndeshjet e qershorit

Albion Rrahmani, gjatë grumbullimit të marsit 2023 me Kosovën/ Foto: FFK

Giresse shton edhe Albion Rrahmanin për ndeshjet e qershorit


11 June, 2023 @17:17

Si sulmues klasik në ftesën e parë të Alain Giresse për Kosovën figuronte vetëm Vedat Muriqi i pazëvendësueshëm. Por sot, FFK ka bërë të ditur se selektori francez i Kosovës ka ftuar edhe sulmuesin e kampionit të Kosovës, Ballkani, në grumbullimin e Dardanëve.

Rrahmani, që u bë golashënuesi më i mirë i Superligës këtë stinor ka qenë i ftuar edhe në mars me Kosovën, ndërsa tash merr ftesën e radhës, edhe pse pak me vonesë. Si duket, Giresse ka menduar për mundësi tjetër në sulmuesin qendror, pos Muriqit.

“Përzgjedhësi Alain Giresse e ka ftuar në grumbullimin e Kombëtares sulmuesin e FC Ballkani, Albion Rrahmani. Ai do t’i bashkohet ekipit sot dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë. Albioni gjatë edicionit të sapopërfunduar spikati me lojëra të mira dhe ishte golashënuesi më i mirë në Albi Mall Superligë. Ai ka qenë pjesë e Dardanëve edhe në grumbullimin e muajit mars.” — ka bërë të ditur FFK-ja në njoftimin e lëshuar sot.

Kosova, callups jun2023

Rrahmani ka shënuar 21 gola me Ballkanin këtë stinor, ndërsa futbollisti në fjalë do të mund të shpresojë në debutim në njërën nga ndeshjet që e presin Kosovën përgjatë qershorit.

TABELA dhe ORARI I NDESHJEVE drejt EURO2024

Kosova, pas dy ndeshjeve të para në ciklin kualiifkues për EURO 2024 që do të mbahet në Gjermani ka marrë dy pikë, duke barazuar ndaj Izraelit dhe Andorrës në shtëpi, në këtë të fundit që u cilësua ndër befasitë më të mëdha deri tash, ndërsa u pa me mjaft kritika te opinioni ynë.

Gjatë qershorit, Kosova do të ketë dy duele te të cilat pret të arrijë fitoren e parë në rrugëtim për EURO 2024. Dardanët presin Rumaninë më 16 qershor në Prishtinë, para se të udhëtojnë për në ndeshje ndaj Bjellorusisë në Hungari, ku do të zhvillohet ndeshja, për shkak të luftës që po zhvillohet mes Rusisë agresore ndaj Ukrainës. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga