IVAN FUSTAR
Gjilani merr edhe një mbrojtës nga Kroacia
8 September, 2020 @14:31
Skuadra e Gjilanit pas numrit të madh të futbollistëve nga Shqipëria, tash ka nisur të shtojë në skuadër edhe lojtarë kroat.
Së fundi, sot ka bërë zyrtare edhe marrëveshjen me mbrojtësin kroat Ivan Fustar (31-vjeç).
Fustar që është lindur në Split vjen nga skuadra qipriote Nea Salamis, ndërsa më parë ka luajtur edhe në Katar dhe në kampionatin kroat.
Me 187 centimetrat e tij ai vlerësohet si lojtar i mirë në lojë në ajër, ndërsa pritet t’i kontribuoj gjilanasve në luftë për titull në stinorin 2020/21.
Gjilani stinorin 2019/20 e përfundoi si nënkampion i Kosovës dhe mori pjesë për herë të parë në gara evropiane duke luajtur në fazën parakualifikuese të Europa Ligës, të cilën e kaloi, ndërsa më pas u eliminua nga ekipi i njohur qipriot APOEL në raundin e parë kualifikues.