Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKIFTERAT

Gjilani zyrtarizon Klodian Duron si kryetrajner

Klodian Duro sot, duke u prezantuar te SC Gjilani/ Foto: SCGjilani/ fb

Gjilani zyrtarizon Klodian Duron si kryetrajner


26 June, 2023 @16:54

Ashtu siç u paralajmërua më parë, Gjilani dhe Duro arritën marrëveshjen, ndërsa SC Gjilani posa e zyrtarizoi atë. Gjilani ka gjetur zëvendësim për Zekirija Ramadanin e larguar nga klubi, duke e emëruar trajnerin shqiptar Klodian Duro si shef të shtabit teknik të ekipit. Tekniku 45-vjeç ka nënshkruar kontratë njësezonale me ekipin e kuq nga qyteti kryesor i Anamoravës, ndërsa Gjilani i ka uruar mirë se ardhje në skuadër.

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e trajnerit Klodian Duro.
Drejtuesit dhe tekniku 45 vjeçarë kanë gjetur akordin për të filluar bashkëpunimin për edicionin 2023/24.
Duro vjen me një eksperiencë si trajner i disa klubeve në kampionatin elitar të Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Të gjithë në SC Gjilani urojnë shefin e ri të shtabit teknik, duke i dëshiruar shumë sukses në periudhën që pason, duke nisur nga garat ndërkombëtare.
SC Gjilani po ashtu njofton se gjatë ditëve në vijim do të ju informoj edhe për më të rejat në kampin kuq & bardh.”
- ka shkruar njoftimi i SC Gjilani pak më parë.◼️w


 
Të gjitha lajmet nga