KUKËSI

Gjobë, humbje dhe pa tifozë!
4 August, 2015 @10:09
Ndeshja e ndërprerë Kukësi-Legia e vlefshme për raundin e tretë kualifikues për Europa League, ka marrë sot epilogun.
Ndeshja është regjistruar 3-0 në të mirë të ekipit polak, pastaj Kukësi është gjobitur me 70 mijë euro në të holla si dhe dy ndeshjet e radhës pa tifozë si vendas.
Ndeshja në fjalë ishte ndërprerë pranë rezultatit 1-2 në të mirë të ekipit polak, kur një tifoz i pandërgjegjshëm qëlloi lojtarin e Legias në kokë.
Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre skuadrave në Varshavë luhet të enjten dhe tashmë Kukësi për të arritur Play-Offin e Europa League do të duhet të bëj magji për të shkrirë epërsinë.