Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA - SUEDIA

Gjyqtar i  njohur në ndeshjen Kosovë-Suedi

Gjyqtar i njohur në ndeshjen Kosovë-Suedi


26 March, 2021 @16:50

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të dielën më 28 mars do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku do të përballen me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për këtë ndeshje, UEFA ka caktuar gjyqtar kryesor hungarezin Tamás Bognar, i cili është emër i njohur për përfaqësuesen tonë.

Bognar më parë ka drejtuar dy ndeshje të Kosovës.

Ndeshja e parë e drejtuar nga ai ka qenë në nëntor të vitit 2016 kundër Turqisë në Antalya, që ishte zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Ajo ndeshje kishte përfunduar me rezultat 2-0, në të mirë të ekipit kundërshtar.

Ndërsa ndeshjen e dytë Bognar e kishte drejtuar në Prishtinë përballë përfaqësueses së Maltës, të cilën ndeshje e patëm fituar me rezultat 3-1 me golat e Kolollit (x2) dhe Muriqit. Kjo ndeshje ishte zhvilluar në kuadër të UEFA Nations League në tetor të vitit 2018.


Gyqtari Bognar do të jetë i ndihmuar nga bashkëkombasit e tij, Balázs Buzás, Péter Kóbor dhe Ferenc Karakó.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror