SHQIPËRI - ANGLI

Gjyqtarë nga Izraeli në ndeshjen Shqipëri-Angli
26 March, 2021 @17:15
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë që do të luhet të dielën më 28 mars nga ora 18:00, do të drejtohet nga gjyqtarë izraelitë.
Orel Grinfeeld do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Roy Hassan, Idan Yarkoni dhe Gal Leibovitz, të cilët janë po ashtu nga Izraeli.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e Shqipërisë që do të drejtohet nga gjyqtari kryesor Grinfeeld, ndërsa e njëjta gjë nuk do të vlejë edhe për Anglinë, pasi që më parë ka drejtuar ndeshjen Lituania - Anglia në vitin 2017, që kishte përfunduar me rezultat 0-1 në të mirë të “tre luanëve”.
Shqipëria do të luajë me Anglinë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.