Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Gliha: Do të përpiqemi, kemi mungesa

Gliha: Do të përpiqemi, kemi mungesa


13 November, 2021 @18:07

Primoz Gliha, selektor i Kosovës është dukur të jetë në disponim të mirë në konferencën për shtyp të mbajtur në Athinë para ndeshjes së Kosovës ndaj Greqisë.

Ai ka thënë se ekipi duhet ndërruar mentalitetin dhe tashmë ndaj Greqisë do të jetë ndeshje e fortë për shkak se grekët janë teknikisht shumë të mirë dhe Kosova duhet të luajë kujdesshëm.

gliha

“Kur e shikon një ndeshje, futbolli është shumë i thjeshtë. Secili mund ta fitojë secilin. Mirëpo, kur i shikon dhjetë ndeshjet e grupit, secila skuadër është në vend të vetin. Kjo tregon që secila ndeshje duhet të luftohet, të sakrifikohet, të mos ketë lojë vetjake, të derdhet djersë për secilin top, për tu arritur rezultati në fund. Një ndeshje e fituar mund të jetë e luajtur me zemër, ndonjëherë edhe fati, por në dhjetë ndeshje kjo nuk ndodh,” ka thënë Gliha në konferencë.

TABELA AKTUALE

Sa i përket ndeshjes së nesërme ndaj Greqisë, ai është pyetur nëse do të dëshironte që me lojë të mirë e fitore të mbetej selektor i Kosovës.

“Për veti po, dua të jem. Por, atë e vendos kryetari i Federatës, prandaj nuk e di,” ka thënë Gliha.

Kurse loja në fushë, tepër kujdesshëm ka shtuar ai.

gliha

“Kemi tre mungesa dhe këto tre mungesa janë shumë për Kosovën. Kjo është gati 30% e ekipit sepse janë mungesa të rëndësishme,” ka thënë Gliha në vazhdim.

“Do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Pasi kemi mungesa do të kombinojmë lojtarë nga grupi që kemi, për të arritur rezultat. Lojtarët natyrisht që përpiqen për më të mirën,” ka shtuar ndër të tjera selektori i përkohshëm i Kosovës, slloveni Gliha, që është duke qëndruar në krye të kombëtares A të Kosovës, pas shkarkimit me marrëveshje të zviceranit Bernard Challandes në muajin e kaluar.

Kosova është e fundit në Grupin B kualifikues për Botëror, e eliminuar.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror