Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Godet Vllaznia, transferon Liridon Latifin

Godet Vllaznia, transferon Liridon Latifin


1 July, 2021 @18:21

Një transferim mjaft i bujshëm nga Vllaznia e Shkodrës.

Skuadra shkodrane e ka rikthyer në Shqipëri futbollistin Liridon Latifi.

Latifi, që luan si mesfushor i djathtë ofansiv, karrierën e ka filluar te skuadra e Flamurtarit të Prishtinës, ndërkohë që ka luajtur edhe jashtë trojeve shqiptare, përkatësisht me skuadrat Puskas Akademia e Sheriff Tiraspol.

E për 2 vitet e ardhshme Latifi do të jetë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, për ta ndihmuar këtë të fundit ta rikthejë lavdinë e dikurshme në futbollin shqiptar.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore