CILËSIA VËREHET, TRANSFERI REALIZOHET

Christian Mba, duke luajtur për Trepçën'89/ Foto: KFTrepça'89/ fb
Golashënuesi i Superligës, nënshkruan me Partizanin e Tiranës
29 January, 2023 @18:21
Futbollisti 23-vjeçar i Trepçës’89, Christian Mba, është lojtari më i ri i Partizanit të Tiranës. Nigeriani që shkëlqeu gjatë vjeshtës në Superligë, duke shënuar 10 herë për mitrovicasit tashmë ka nënshkruar kontratën me ekipin e tij të ri, ku edhe është zyrtarizuar pak më parë. Borozani.com
Mba ka nënshkruar kontratë afatgjate me Partizanin, ka bërë të ditur klubi i kuq i Tiranës, duke njoftuar se ai ka nënshkruar për 3.5 vjet me ekipin në fjalë. Gjithashtu, ai ka edhe mundësinë e vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër me Partizanin.
Sipas informatave të pakonfirmuara, thuhet që Partizani do t’i paguajë Trepçës’89 180 mijë euro për këtë transferim. Vlera e Mbasë në Transfermarkt llogaritet rreth 250 mijë euro. Mba luan si qendërsulmues dhe pos 10 golave të shënuara për mitrovicasit këtë stinor në Superligë, ka bërë edhe 5 asistime.