PRISHTINA 1-1 GJILANI

Golat në minutat e fundit, vendosin derbin
16 September, 2021 @18:08
Dueli derbi i ditës në Superligë, ku Prishtina priste Gjilanin ka përfundunar me ndarje pikësh, në një ndeshje që s’ipte shumë shpresë, por që në fund doli me gola në pesë minutat e fundit për tu përmbyllur me 1-1 [Besnik Krasniqi 90p. - Albert Dabiqaj 90+5].
Ka qenë Albert Dabiqaj që ka shpëtuar ekipin e Ismet Munishit për të mbetur pa humbje në Superligë, duke shënuar në çastet e fundit të ndeshjes, pasi që më parë Besnik Krasniqi kishte shënuar nga penalltia për Prishtinën për epërsi.
Në anën tjetër, sa i përket ndeshjes në tërësi që nga minuta e parë dukej e zbehtë, pa shumë raste dhe me shumë kalkulime që nuk çonin askund asnjërën palë.
E kur Armend Halili shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me të kuqe (dy të verdha) , ndeshja u ndez me epërsinë e vendasve për të reaguar mysafirët për ndarje pikësh.
Prishtina pas kësaj ndeshjeje mbetet ende pa fitore në Superligë - as pas katër xhirosh, derisa Gjilani përkundër se ka tri barazime në katër xhiro, mbetet ndër skuadrat e pamposhtura në elitë.