Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDARJA

Pas vetëm tri xhirosh, ndërprehet bashkëpunimin me trajnerin

Pas vetëm tri xhirosh, ndërprehet bashkëpunimin me trajnerin


16 September, 2021 @16:58

Pas vetëm tri xhirosh të para të kaluara në edicionin 2021/22 të Ligës së Parë B, Ferizaji ka ndarë rrugët me trajnerin e skuadrës, emëruar këtë verë, Megzon Visoka.

Investimi dhe riorgaznimi i klubit bërë gjatë verës, përforcimet e shumta në skuadër dhe gjithçka tjetër, nuk duruan më shumë se tri ndeshjet e para të stinorit, derisa Ferizaji nuk shënoi asnjë fitore ende dhe është ngujuar në fund të klasifikimit.

Kështu, përmes një njoftimi në Facebook përmes llogarisë së klubit, është bërë e ditur se KF Ferizaji ka ndarë rrugët me trajnerin Visoka, që para ferizajasve drejtonte skuadrën prizrenase, A&N.

“Klubi ynë pas rezultateve jo të mira në 3 ndeshjet e para, ka vendosur që të shkëpus kontratën me trajnerin, Megzon Visoka dhe Arsim Tershani. Deri në emërimin e trajnerit të ri të klubit, detyrën e trajnerit do ta udhëheqë trajneri i juniorëve, Sherif Topalli me ndihmësit e tij. Ne si klub i falenderojmë Megzon Visokën dhe Arsim Tershani për kontributin e tyre, duke i dëshiruar suksese në karrierë,” ka bërë të ditur klubi.

Pas tri xhirove të para, Ferizaji ka marrë një pikë të vetme në Ligën e Parë B dhe është skuadra me më së paku pikë aty, duke qëndruar në pozitën e dhjetë, të fundit.

Ferizaji s’ka shënuar ende asnjë gol në kuadër të stinorit të ri.

Ky nuk është shkarkimi i parë i bërë në Ligën e Parë B, pasi që Arbëria ka shkarkuar krejt shtabin teknik në xhirone kaluar, gjithashtu për shkak të mos arritjes së asnjë fitoreje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë