FIFA RANKING - SHTATOR 2021
Foto: FFK
Kosova në ballinë të FIFAs për ngritjen rekorde në renditje
16 September, 2021 @11:28
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, pas rezultateve të arritura gjatë kualifikimeve për Botëror këtë muaj, ka regjistruar ngritje në pozitë rekorde në histori të saj.
Kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga FIFA, që Kosovën e kanë vendosur në ballinë të lajmit për renditjen e re të publikuar sot.
Kosova ka arritur në pozitën 109 pas rezultateve të arritura në shtator, me fitore ndaj Gjeorgjisë dhe barazim ndaj Greqisë. Kjo është pozita më e lartë që ka arritur ndonjëherë Kosova prej se është anëtare e plotë e FIFAs dhe UEFAs.
Në renditjen e muajit të kaluar, Kosova ka qenë e 115-ta në renditje.
“Veçanërisht duhet përmendur Kosovën, e cila u ngrit në vendin 109, më së larti ndonjëherë”, shkroi FIFA.