Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA

Greene mund të mos vijë në Prishtinë!

Greene mund të mos vijë në Prishtinë!


11 September, 2014 @11:24

Basketbollisti amerikan, Brian Greene, kohë më parë ishte paralajmëruar nga faqja zyrtare e Sigal Prishtinës si përforcim i skuadrës për stinorin e ri.

Mirëpo, transferimi i tij shumë lehtë mund të dështojë, bën të ditur drejtori i përgjithshëm i Prishtinës, Florian Miftarit, ndërsa aryseja kryesore thuhet se është arritja e marrëveshjes me basketbollistët vendorë Muhamed Hasani dhe Blerim Mazreku.

“Gjërat për Greene kanë ndryshuar me arritjen e marrëveshjes me Muhamed Hasanin e Blerim Mazrekun. Gjasat që ai të mos vijë në Kosovë ekzistojnë,” ka thënë Miftari, transmetohet nga koha.net.

Sigal Prishtina më parë kishte paralajmëruar edhe boshnjakun Barisa Krasiç si përforcim, por edhe transferimi i tij kishte dështuar për shkaqe të ndryshme.

Në kryeqytet tashmë gjendet tre basketbollistë të huaj, Edin Bavcic, Jordan Hulls dhe Arron McGhee, ndërsa pritet ardhja edhe e lituanezit Aurimas Kieza me të cilin u vazhdua bashkëpunimi edhe për një vjet.


 
Të gjitha lajmet nga