BORUSSIA DORTMUND 2-2 SEVILLA

Foto: B/R
Haaland ia siguron çerekfinalen Dortmundit, Sevilla u zgjua vonë
9 March, 2021 @22:56
Borussia Dortmund falë golave të Erling Haalandit fantastik, ka siguruar fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi që barazoi ndaj Sevillës sonte në Singal Iduna Park 2-2 [Haaland 35, 54p. - En-Nesyri 68p., 90+6].
Ndeshja e parë në Ramon Sanchez Pizjuan kishte përfunduar 2-3 në të mirë të gjermanëve dhe kështu me rezultat të përgjithshëm 5-4 Dortmund siguroi vend te 8-shja më e mirë e Evropës për këtë stinor.
Norvegjezi Haaland përndryshe ka shënuar golin e 10 të stinorit në Champions sonte, derisa ish-reprezentuesi gjerman Steffen Freund që tash punon si vrojtues teknik për UEFA-në ka vlerësuar sulmuesin e Dortmundit si një golashënues natyral me shpejtësi të pandalshme dhe me fizik e qëndrim të papërmbajtshëm.