PREMIER LEAGUE

Foto: Premier League
Cavani drejt largimit?
9 March, 2021 @19:41
Edinson Cavani mund të jetë ‘rrugës’ për t’u larguar nga Manchester United, kështu është shprehur babai i tij, raporton The Sun.
Luis Cavani, babai i sulmuesit të United, ka thënë se Edinson nuk është i lumtur tek Manchester United dhe se dëshiron që të kthehet në Amerikën e Jugut për të qenë më afër familjes.
“Edinson do të përfundojë karrierën duke luajtur në Amerikën Jugore. Edinson pati disa kontakte me Juan-Roman Riquelme, zëvendës-presidentin e Boca dhe ai dëshiron që të luaj aty”, është shprehut babai i ‘bomberit’.