Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJA TAKTIKE

Hamdi Salihi tregon renditjen taktike dhe mënyrën e lojës së Shqipërisë

Hamdi Salihi tregon renditjen taktike dhe mënyrën e lojës së Shqipërisë


28 March, 2021 @17:31

Ndihmësi i përzgjedhësit Edi Reja, Hamdi Salihi, ka komentuar për Supersport formacionin e Shqipërisë dhe mënyrën se si do të luajnë kuqezinjtë sonte përballë Anglisë.

“Kemi zgjedhur një formacion që do t’i përshtatej lojës së kundërshtarit. Kemi vendos në castet e fundit duke zgjedhur një përbërje të lojtarëve që nuk do ta humb ekuilibrin përballë një kundërshtari të fortë dhe në të njëjtën do të tentojë t’i shfrytëzojë rastet që do të na ofrohen. Në sulm do të luajë Broja, ndërsa pas tij janë Cikalleshi dhe Uzuni që do të kenë shumë punë edhe në aspektin defansiv. Në mbrojtje do të jemi 5-4-1”, tha Salihi.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror