BESNIK HASI

Hasi befason me zgjedhjen, emërohet kryetrajner i kësaj skuadre
7 June, 2021 @14:56
Besnik Hasi karrierën e tij si kryetrajner do ta vazhdojë në skuadrën e tij të re nga Arabia Saudite, Al Ahli.
Për gjakovarin 49-vjeçar kjo është skuadra e dytë nga Arabia Saudite që do ta drejtojë, pasi që në tri vitet e fundit ka qenë në krye të skuadrës tjetër arabe, Al Raed.
Lajmin e ka bërë zyrtare vet faqja e klubit Al Ahli.
Për trajnerin që më parë ka udhëhequr skuadrat si Anderlecht, Legia dhe Olympiakos, ka pasur zëra në kohët të fundit për një rikthim të mundshëm në Belgjikë.