Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTERVISTA

Haziri: Futsalli ka nevojë për mbështetje më të madhe

Haziri: Futsalli ka nevojë për mbështetje më të madhe


18 April, 2020 @22:10

Drejtori i ekipit të futsallit Jetoni nga Gjilani, në një bisedë me TopSporti.com ka bërë të ditur se futbollistët e ekipit të tij po stërviten individualisht, derisa po presin tejkalimin e situatës aktuale për shkak të pandemisë.

Sa i përket problemeve finanaciare në klub, Jeton Haziri drejtor i ekipit ka bërë të ditur se pasi që janë skuadër e Ligës së Parë, nuk ka probleme me paga të lojtarëve, pasi që të gjithë pagohen sipas ndeshjeve të zhvilluara.

Sa i përket dueleve të mbetura të stinorit Haziri është shprehur:

“Derisa të krijohen kushtet e duhura duhet pritur, pasi që shëndeti është mbi të gjitha. Ndërsa kampionati nuk duhet ndërprerë, por të vazhdojë aty ku ka mbetur.”

Ai ka qenë edhe falenderues për FFK-në, që përmes një pakoje emergjente ka ndihmuar skuadrat e futsallit.

“Ka qenë një mbështjetje shumë e mirë nga ana e FFK-së në këtë kohë të vështirë për të gjithë ne,” ka thënë Haziri për TopSporti.com.

Jetoni

E sa i përket synimeve të klubit - aty nuk ka mëdyshje Haziri.

“Si çdo klub tjetër, edhe pse sapo jemi formuar synim e kemi të arrijmë Superligën,” ka bërë të ditur ai.

Skuadra Jetoni Futsall deri tash nga gjashtë ndeshje të zhvilluara ka arritur të tubojë 7 pikë duke shënuar dy fitore dhe një barazim në Ligën e Parë Grupi A, ku lider është Liqeni me 16 pikë.

Ndërsa si drejtor i një klubi futsalli Haziri po kërkon nga FFK-ja që t’i mbështes sa më shumë që është e mundur ekipet e futsallit.

Në anën tjetër, ai gjithashtu ka shtuar që tash është koha që të gjithë të qëndrojmë në shtëpi, të ruajmë shëndetin.

“Shpresoj ta kalojmë shpejtë këtë pandemi,” ka përfunduar bisedën Haziri.


 
Të gjitha lajmet nga Futsall Superliga