KUALIFIKIMET U21
Humbje minimale në minutat shtesë e Shqipërisë U21 nga Irlanda Veriore U21
31 August, 2017 @22:59
Kombëtarja U21 e drejtuar nga Alban Bushi është mposhtur nga bashkëmoshatarët e Irlandës Veriore me rezultat minimal 1-0.
Veriirlandezët kanë shënuar fitoren në minutën e fundit shtesë të takimit përmes penalltisë së realizuar nga Liam Donnelly, që dha 11-metërshin, të cilin e shkaktoi Keidi Bare në fund të ndeshjes, për tu përjashtuar me të kuqe, pas 2 të verdhave.
Kombëtarja U21 tash pas dy ndeshjeve në Grupin 2 kualifikues për europian ka 1 barazim dhe 1 humbje, derisa veriirlandezët 2 fitore dhe janë liderë të grupit.
FORMACIONI KUQEZI U21:
Shqipëria U21: Gentian Selmani; Albi Doka, Ilirian Ceka, Leonardo Maloku, Ardit Toli; Keidi Bare (Kap.), Rubin Hebaj, Fiorin Durmishaj; Shaqir Tafa, Ardit Krymi dhe Emanuele Ndoj; Në lojë u futën si rezervistë: Valdrin Mustafa, Kristal Abazaj dhe Qazim Laci. Në bankë mbetën: Elhan Kastrati, Arijan Qollaku, Marlind Nuri dhe Elvir Maloku.