Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Hysaj: Duhet të jemi më të përqendruar se ndaj Anglisë

Hysaj: Duhet të jemi më të përqendruar se ndaj Anglisë


30 March, 2021 @20:36

Mbrojtësi anësor i Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka qenë prezent në konferencën e sotme për shtyp të kombëtares shqiptare, para ndeshjes së nesmërme që do të luhet ndaj San Marinos në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Hysaj në deklaratën e tij tha se kuqezinjtë duhet të jenë për të përqëndruar se sa ndaj Anglisë që ishin në ndeshjen e fundit.

“Jemi gati për këtë ndeshje. Kemi përballë një skuadër që qëndron në mbrojtje. Kemi folur me trajnerin dhe do të luajmë për të gjetur sa më shumë hapësira. Kemi një skuadër të fortë dhe në të ardhmen do te jemi akoma më të fortë. Duhet të jemi më të përqendruar se ndaj Anglisë. Në letër duket një ndeshje e lehtë por skuadrat që qëndrojnë mbrapa janë gjithmonë të sikletshme. Jemi në një grup ku do të luajmë shanset tona me të gjithë. Me përqendrim maksimal mund të bëjmë shumë mirë. Me Anglinë luajtëm ndeshjen tonë, me pak fat dhe disa elementë në favor mund të kishim marrë një barazim”, tha Hysaj.

GRUPET E KUALIFIKIMEVE “KATAR 2022”

Shqipëria ka 3 pikë pas 2 ndeshjeve të zhvilluara në grupin I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror