ELSEID HYSAJ
Hysaj në dyshim
2 September, 2015 @10:45
Kombëtarja e Shqipërisë mund ta mos ketë ndihmën e Elseid Hysajt në ndeshjen përballë përfaqësueses së Danimarkës.
Mbrojtësi i djathtë i kuqezinjëve, kishte pësuar lëndim në ndeshjen e Serie A-së ndërmjet Napolit dhe Sampdorias të dielën, gjë që e ka paqartësuar paraqitjen e tij në Kopenhagë.
Hysaj sot do të ketë pushim të plotë, ndërsa nesër pritet të fillojë stërvitjet me ekipin, derisa gjithçka pritet të mësohet në çastet e fundit para ndeshjes nëse do të aktivizohet apo jo në ndeshjen e së premtës, edhe pse gjasat janë më shumë për aktivizimin e tij.
Megjithatë, për ndeshjen e dytë kundër Portugalisë, që do të luhet më 7 shtator, Hysaj pritet të jetë plotësisht i gatshëm.
21 vjeçari i cili në këtë afat kalimtar u transferua nga Empoli në Napoli, gjithmonë ka qenë zgjedhja e parë e përzgjedhësit Gianni De Biasi në krahun e djathtë të mbrojtjes kuqezi.