Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PELLEGRINI

I intereson Interit

REUTERS/Alessandro Garofalo

I intereson Interit


30 November, 2012 @15:21

Përkundër faktit se Andrea Stramaccioni me Interin është vetëm katër pikë pas Juventusit lider në Serie A dhe ka siguruar pranverën në Europë në garat e Europa League, duket se kryetari Massimo Moratti nuk i beson aq shumë trajnerit të ri.

Jesus Martinez, i cili është agjent i trajnerit të Malagas, Manuel Pellegrini, ka bërë të ditur se edhe Interi ka kërkuar zyrtarisht të dijë për situatën e Pellegrinit në klub.

“Disa klube kanë kërkuar të dinë se si është situata e Pellegrinit me Malagan dhe në mesin e tyre është edhe Interi. Edhe pse nuk kanë bërë ofertë ata janë interesuar për te ditë më parë,” ka thënë Martinez për fcinternews.it.


 
Të gjitha lajmet nga