KLOSE

REUTERS/Giampiero Sposito
S’e mohon Scudetton
30 November, 2012 @9:48
Ekipi nga kryeqyteti italian, Lazio, është aktualisht në vendin e pestë të Serie A-së. Ndërsa njëri ndër lojtarët që po kalon formë të mirë te ‘biancocelestët’ gjermani Miroslav Klose ka thënë se Scudetto është në lojë, por kualifikimi për Ligën e Kampionëve është synim i ekipit.
“Është herët të themi a kemi material për Scudetto, por me talentin që kemi në skuadër Ligën e Kampionëve duhet ta arrijmë, pasi që ky është synimi minimal i klubit,” ka thënë Klose për portalin Top Mercato.
Klose është golashënuesi kryesor i skuadrës me 8 gola të shënuara deri më tani. Ndërsa Lazio në vendin e pestë ka vetëm 6 pikë më pak se lideri Juventus, e dy pikë më pak se Interi që gjindet në pozitën minimale që e synojnë lazialët, ku luan edhe Lorik Cana.