BALLON D'OR

REUTERS/Paulo Whitaker
Messi, Ronaldo, apo Iniesta?
29 November, 2012 @15:32
Messi, Cristiano Ronaldo dhe Iniesta janë treshja që do të garojnë për çmimin presitigjioz individual, Topi i Artë.
Kështu, FIFA dhe France Football, kanë njoftuar se Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Andres Iniesta janë treshja finale - që do të garojnë për çmimin i cili dorëzohet me 7 janar të vitit të ardhshëm në Zurich.
Prej trajnerëve, Vicente Del Bosque, Josep Guardiola dhe Jose Mourinho janë të nominuarit për çmimin e trajnerit të vitit.
Derisa për golin më të bukur të vitit, kanë mbetur në garë: Radamel Falcao, Neymar dhe Miroslav Stoch. Çmimi i golit më të mirë quhet çmimi Puskas, në kujtim të legjendës hungareze Ferenc Puskas.