SHKËLQEN GOMIS

REUTERS/Philippe Laurenson
Lyon shkel Marseille-in
29 November, 2012 @11:16
Sulmuesi i përfaqësueses françeze, Bafetimbi Gomis, ka shënuar hattrick në Velodrome të Marseille-së për të demoluar Olympique Marseille-në 1-4 si mysafir.
Olympique Lyon ka shënuar njërën ndër fitoret më të rëndësishme të stinorit, ndërsa lehtësia e një fitoreje ndaj një kundërshtari si Marseille, bën Lyonin që të jetë më i miri në Francë.
Përkundër se PSG ia nisi mirë kampionatit, tash Lyon është duke e udhëhequr ate. Lyon ka 28 pikë, derisa PSG e Marseille nga 26, që gjenden para St-Ettine-it në vendin e katërt me 25 sosh.