SERIE A

REUTERS/Alessandro Bianchi
Conte rehaton Quagilarellan
27 November, 2012 @10:49
Sulmuesi i Juventusit, Fabio Quagliarella, pasi që u zëvendësua në
ndeshjen me Milanin, mbylli gojën me dorë (që të mos deshifrohen fjalët
nga inçizimet) dhe i tha disa fjalë trajnerit Angelo Alessio, në shenjë
pakënaqësie.
Raportet nga mediat italine njoftojnë se ish sulmuesi
i Sampdorias do të goditet në xhep! Si dhe mund të humb vendin në
përbërjen e parë të kampionit dhe për këtë ka marrë vendim trajneri në
suspendim, Antonio Conte.
Mediat e afërta me Juventusin kanë
filluar që të kalkulojnë për dyshen sulmuese Mirko Vucinic dhe Sebastian
Giovinco për derbin e qytetit të Torinos që e luan Juventusi të shtunën
ndaj Torinos.