SERIE A

REUTERS/Alessandro Bianchi
Gabimi i mesfushës
27 November, 2012 @10:25
Kryetrajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka kritikuar ekipin e tij pas humbjes së befasishme nga Parma mbrëmë.
Italiani i lindur në Gjermani, Nicola Sansone, ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes për Parmën në Ennio Tardini, ndërsa Strama mendon se gabimi ka qenë 100% i Interit për golin e pësuar.
“Në pjesën e dytë nuk kemi qenë të mirë. Goli i Sansones erdh nga një sulm që filloi nga auti dhe ne thjeshtë e lamë të hyjë. Gabimi i shumëfishtë rrjedhi nga mesfusha,” ka thënë tekniku 36 vjeçar i Interit për Sky Italia.
Me humbjen e mbrëmshme Interi ka rënë në pozitën e katërt në tabelës, derisa ngecin nga lideri Juventus për katër pikë.