BUNDESLIGA

REUTERS/Kai Pffafenbach
Politika e Dortmundit
26 November, 2012 @15:41
Njëri ndër futbollistët më meritor të suksesit të pashoq të Borussia
Dortmundit në Gjermani, Robert Lewandowski, mund të largohet stinorin tjetër nga klubi pa dëmshpërblim.
Mirëpo, politika interesante që po e ndjek kampioni gjerman, i bën krerët e klubit që të mos mërziten fare për këtë.
“Është lojë numrash. Financiarisht mund të jetë më me benifit nëse ai kalon një stinor të mirë me ne, sesa ta lëshojmë për para dhe të kemi një stinor të keq. Nuk kemi presion financiar dhe nuk do ta shesim,” ka thënë shefi ekzekutiv i klubit nga Dortmundi, Hans-Joachim Watzke, për Kickerin.
Dortmund që ishte para dështimit si klub në vitin 2005, ka raportuar profit prej 39.3 milionë euro në stinorin e kaluar, që është profiti më i madh i ndonjë klubi në historinë 50 vjeçare të Bundesligës.