GIGI BUFFON

REUTERS/Alessandro Bianchi
E merituam humbjen
26 November, 2012 @10:08
Fitorja 1-0 e Milanit mbrëmë në ndeshje me Juventusin kangjallë shumë përfolje lidhur me ekzistimin e penalltisë të dhënë për Milanin.
Mirëpo, shikuar në përgjithësi ndeshjen, kapiteni i bardhezinjëve nga Torino, Gianluigi Buffon, ka thënë:
“Sipas meje nuk ka qenë penallti, mirëpo gjëra të tilla ndodhin në futboll. Mirëpo, nëse ne duam të gjejmë arsye për humbjen do ta gjejmë. Por shikuar në hollësi humbjen e kemi merituar sepse nuk kemi bërë asgjë për të fituar ndeshjen.”
Me fitoren e mbrëmshme Milan ka kërcyer në vendin e tetë, ndërsa Juventusit edhe këtë xhiro nuk i rrezikohet vendi i parë pasi që ka katër pikë më shumë se përcjellësi i parë, Interi.