SUPERLIGA E KOSOVËS
Përforcohet Kosova
26 November, 2012 @12:54
Drejtuesit e Kosovës së Vushtrrisë nuk e kanë ndërmend të lëshojnë pe. Ata kanë arritur marrëveshje me tre lojtarë të Hajvalisë për stinorin pranveror të Superligës.
Faruk Statovci, Festim Krasniqi dhe Semir Zeneli janë futbollistët e rinj të vushtrriasve të cilët nuk kanë pasur aspak rezultate të mira gjatë gjysmëstinorit të posapërfunduar.
Ndërkohë e përditshmja Express ka bërë të ditur se Luan Prekazi do të mbetet në rolin e kryetrajnerit të ekipit. Prekazi ka zëvendësuar Besnik Kollarin në krye të bankës së Kosovës, pasi ky i fundit dha dorëheqje.
Kosova e Vushtrrisë është e parafundit në tabelën e klasifikimit me 16 pikë nga 17 ndeshje të zhvilluara dhe ka arritur të shënojë vetëm 3 fitore krahas 7 barazime dhe po aq disfatave.