Manchesterët fitojnë

REUTERS/Darren Staples
Van Persie vendimtar
29 November, 2012 @9:59
Dyshja kryesuse e Premier League, Manchester United dhe Manchester City, kanë marshuar sigurt edhe gjatë mesajvës.
Të kuqtë e Manchesterit, kanë arritur të shënojnë fitore ndaj West Ham United 1-0 dhe atë falë golit të holandezit fluturues, Robin Van Persie në minutat e para të ndeshjes.
Me këtë fitore, ekipi i Sir Alex Ferguson ka mbajtur distancën prej 1 pike ndaj rivalit të qytetit dhe kampionit, Manchester City, të cilët gjithashtu arritën fitore.
City mposhti si mysafir Wigan Athleticun me rezultat 0-2. Italiani Mario Balotelli dhe anglezi James Milner ishin golashënues në ndeshje për kampionët, të cilët golat i shënuan në pjesë të dytë të takimit.
Manchester City i udhëhequr nga italiani Roberto Mancini është ekipi i vetëm i pamposhtur në ligat e forta europiane këtë stinor bashkë me Barcelonën në Spanjë.
REZULTATET:
Chelsea - Fulham 0-0
Everton - Arsenal 1-1
Man. United - West Ham 1-0
Wigan - Man. City 0-2
Tottenham - Liverpool 2-1
Swansea - WBA 3-1
Southampton - Norwich 1-1
Aston Villa - Reading 1-0
Sunderland - QPR 0-0