GIANNI DE BIASI DHE RIVALËT E GRUPIT
I mbijetuari i vetëm i grupit
20 November, 2015 @10:06
Strategu italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, është trajneri i vetëm i Grupit I kualifikues për EURO 2016 që përjetoi prej fillimit deri në fund rrugën për në Kampionat Europian.
Të gjitha skuadrat ndërruan së paku një trajner përgjatë kualifikimeve, derisa me dhënien e dorëheqjes së Morten Olsenit nga detyra e tij, vetëm De Biasi ka mbetur në detyrë dhe njeriu që do ta përjetojë europianin.
TABELA KUALIFIKUESE PËR EURO 2016
Portugalia kishte shkarkuar trajnerin Paulo Bento me të humbur nga Shqipëria në ndeshjen e parë të Grupit I. Ai u zëvendësua nga Fernando Santos, ish trajner i Greqisë.
Serbia pas rastit ‘dron’ mbeti pa holandezin Dick Advocaat dhe solli Radovan Curcicin në detyrë. Shkaktar përsëri Shqipëria.
Armenia pësoi njejtë. Bernard Challallandes u largua nga detyra pas humbjes në mars nga kuqezinjtë 2-1 në Elbasan duke u zëvendësuar nga Sargis Hovsepyan dhe Olsen ishte i fundit që priste… derisa dështoi në rrugë për EURO 2016 nga Play-Offi.
Kështu, italiani 59 vjeç me ekipin e tij kuqezi la papunë kolegët nga grupi. E vetë De Biasi në Francë do të mbush të festojë të 60-tat, më 16 qershor 2016.