Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 2-0 FERONIKELI

Ibrakovic arrin fitoren e parë me Prishtinën

Festa pas golit sot/ Foto: prishtinafc.com

Ibrakovic arrin fitoren e parë me Prishtinën


23 November, 2021 @15:32

Prishtina ka hapur xhiron e XV të Superligës me fitore, pasi që në Fadil Vokrri sot mposhti Feronikelin me golat e shënuar në gjysmë-orëshin e fundit të ndeshjes 2-0 [Leonit Abazi 60, Bleart Tolaj 86].

Futbollistët e Prishtinës nuk e kishin lehtë në fillim të ndeshjes, përkundër se mysafirët janë të “lënë pas dore” financiarisht dhe po kalojnë shumë vështirë stinorin.

Dominimi i Prishtinës ka nisur që nga fillimi dhe ka vazhduar përgjatë gjithë ndeshjes, derisa mysafirët kanë tentuar vetëm dy herë përgjatë duelit dhe atë kryesisht nga distanca.

TABELA AKTUALE

Rastet e panumërta për Prishtinën nga pjesa e parë janë kurorëzuar me fat në pjesë të dytë, kur një krosim i Leonit Abazit përfundon në rrjetë të portës së “niklit” ndërsa më pas Bleart Tolaj përcaktoi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Kjo ka qenë fitorja e parë e trajnerit të ri të Prishtinës, Abdulah Ibrakovic, me ekipin e tij, pas barazimit në xhiron e kaluar, ndërsa Feronikeli tashmë shtatë xhiro s’ka shënuar gol, prandaj edhe janë të zhytur në fund të renditjes me gol-dallim minus 16 dhe kanë regjistruar sot humbjen e 11 të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga