Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJTARI MË I MIRË

Ikën Jones

BOROZANI/D.S.

Ikën Jones


27 February, 2016 @14:26

Basketbollisti amerikano-zelandez, Marcel Jones, është larguar nga Bashkimi. Aloja që ka qenë njëri ndër basketbollistët më të mirë të stinorit jo vetëm te Bashkimi, por edhe në Superligë e Balkan League, i është bashkuar ekipit Canterbury Rams ka shkruar Eurobasket.com sot. 

Mirëpo, drejtuesit e ekipit thonë ndryshe. Menaxheri i klubit, Arlind Kaçaniku, ka bërë të ditur ekskluzivisht për Borozani.com se lojtari ka kërkuar leje 10 ditore për shkak se anëtarë të ngushtë të familjes kanë pësuar aksident komunikacioni. 

Për më tepër, Jones ka kontratën e deponuar në Federatë të Basketbollit të Kosovës dhe ai pa lejen e klubit të Bashkimit, nuk mund të largohet askund, përveç nëse pagohet dëmshpërblimi i tij. 

Marcel Jones është koshashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës këtë stinor me mesatare prej 22.9 pikëve për ndeshje. Ai ka mesatare prej 8.6 kërcimeve për ndeshje gjithashtu. 

Largimi i tij do të mund të jetë një humbje e madhe për Bashkimin, mirëpo gjithçka do të sqarohet brenda afatit dhjetë-ditor, pasi që zyrtarët e klubit insistojnë se kanë kontratë valide me lojtarin. 

 


 
Të gjitha lajmet nga