Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUAN PIKË!

Iordanescu: Pos Zvicrës, të tjerët luftojmë për pozitën e dytë

Edward Iordanescu, selektor i Rumanisë/ Foto: echiparomanei/fb

Iordanescu: Pos Zvicrës, të tjerët luftojmë për pozitën e dytë


16 June, 2023 @11:01

Kanë ardhur dhe duan të shkëpusin së paku një pikë në Fadil Vokrri. Rumania që ka nisur perfekt kualifikimet për EURO 2024 duke shënuar dy fitore në dy ndeshjet e para të ciklit kualifikues, sonte në Prishtinë do të kërkojë që të fitojë, por sipas selektorit edhe një pikë është e kënaqshme për ta.

Rumania ka mposhtur Andorrën dhe Bjellorusinë në dy ndeshjet e para të Grupit I kualifikues, ndërsa këto dy vende llogariten si më të dobëta në grup, duke ditur se aty janë edhe Zvicra që konsiderohet favorite si dhe Izraeli.

TABELA dhe ORARI I NDESHJEVE drejt EURO 2024

“Kemi analizuar kundërshtarin, njëjtë si ata ne. Kemi identifikuar lojtarët që mund të bëjnë dallimin, ndërsa e kemi të qartë se nuk do të jetë aspak lehtë, por kemi ardhur për rezultat pozitiv. Kosova është kandidate për vendin e dytë, bashkë me tri ekipe tjera, pos Zvicrës që duket të jetë me gjasa më të mëdha për vend të parë. Të tjerët luftojmë për pozitën e dytë,” ka thënë Edward Iordanescu, përzgjedhës i Rumanisë në konferencën e mbrëmshme për shtyp, para ndeshjes ndaj Kosovës.

Kosova - Rumania luajnë sonte me fillim prej orës 20:45 në Fadil Vokrri të Prishtinës dhe derisa Kosova ka 2 pikë nga 2 ndeshjet e para të grupit, Rumania ka 6 pikë.◼️


 
Të gjitha lajmet nga