FINALJA E FEMRAVE
Irma Konjusha: Duam të mbrojmë trofeun
16 February, 2017 @18:38
Basketbollistja e Penzës, Irma Konjusha, në deklaratën e sotme në konferencën për shtyp para finales së Kupës së Kosovës për femra ka thënë se ekipi nga Peja kërkon mbrojtjen e titullit.
“Ne jemi përgatitur, duke e ditur se do të luajmë kundër Prishtinës, që ka ekip të mirë. Nëse e luajmë lojën tonë, ashtu siç dimë ne, unë besoj se ne do të arrijmë të mbrojmë trofeun e fituar një vit më parë,” ka thënë Konjusha.
Finalja e Kupës së Kosovës në kategorinë e femrave ndërmjet Penzës dhe Prishtinës zhvillohet të dielën më 19 shkurt dhe fillon në ora 16:30.