TIRANA
Ish futbollisti i kombëtares pranë Superiores
26 December, 2019 @12:21
Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, që ka qenë pjesë e ekipit të Shqipërisë në ekspeditën historike në EURO 2016, Arlind Ajeti, mund të zbarkojë në Kategorinë Superiore shqiptare në janar.
Sipas SportEkspresit, Ajeti është në bisedime me Tiranën dhe ka pranuar të jetë pjesë e ekipit, por ka lënë një kusht.
Ai do të kërkojë alternativa tjera në ditët në vijim dhe nëse nuk arrin të gjej ekip serioz përgjatë pjesës së parë të janarit, futbollisti 26 vjeç do të arrijë në Tiranë.
Ajeti së fundi ka qenë pjesë e Grasshoperit në Zvicër. Më parë ka luajtur për Crotonen, Torinon e Frosinonen, ku kishte ardhur nga Baseli.