JEFFERSON LOPES
Ish lojtari i Kukësit, në Gjilan
18 July, 2018 @17:27
Mesfushori i dikurshëm i Kukësit, Jefferson Lopes, është bërë anëtar i ri i Gjilanit, ka bërë të ditur vetë klubi kuqebardh nga Anamorava sot, duke zyrtarizuar lojtarin.
“Gjilani sot ka arritur marrëveshje me lojtarin brazilian, Jefferson Lopes, ku ai do të bart fanellën e skuadrës kuq e bardhë për edicionin e ardhshëm,” shkruan njoftimi i klubit.
Lopes ka luajtur finalen Kupës së Shqipërisë me Kukësin në vitin 2015, ku është mposhtur nga Laçi 2-1. Braziliani 28 vjeç nuk është i njohur për gola të shënuara si mesfushor, por si futbollist punëtor dhe asistues.