Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CALEB EKUBAN

Ish lojtari i Partizanit, tash para shitjes 10 milionëshe

Ish lojtari i Partizanit, tash para shitjes 10 milionëshe


29 April, 2020 @14:52

Ish futbollisti i dikurshëm i Partizanit të Tiranës, Caleb Ekuban, është afër kalimit te gjigandi arab Al-Hilal, bëjnë të ditur gazetat turke sot.

Ekuban, që luajti në stinori 2016/17 te Partizani dhe shënoi 17 gola përgjatë atij stinori në dy stinorët e fundit është duke luajtur te ekipi i Trabzonsporit.

Caleb Ekuban

Këmbëshpejti ganez i lindur në Itali, këtë stinor në Superligën turke ka shënuar 3 gola në 15 ndeshje sa është paraqitur.

Fotomaç ka shkruar se Al-Hilal i ka ofruar 10 milionë euro Trabzonsporit për të blerë kontratën e ganezit si dhe një lojtar tjetër të ekipit si dëmshpërblim për blerjen e 26 vjeçarit.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore