BALLKANI

Foto: FC Prishtina
Ish-mbrojtësi i Prishtinës transferohet te Ballkani
22 December, 2021 @16:41
Një ditë pasi e largoi Bekim Isufin nga detyra e kryetrajnerit, sot Ballkani nga Suhareka përsëri ka qenë aktiv.
Skuadra në fjalë sot e zyrtarizoi ardhjen e qendërmbrojtësit Lumbardh Dellova, i cili te Ballkani ka ardhur nga Hajduku i Splitit.
Sezonin e kaluar, Dellova ishte pjesë e Prishtinës si i huazuar nga Hajduku i Splitit, e me skuadrën kryeqytetase ai u shpall kampion i Kosovës. Ndërkohë, në fillimet e karrierës ai ka luajtur edhe te Liria e Prizrenit.
Dellova Ballkanin e gjen në vendin e tretë të renditjes pas 18 xhirove, e synim në pjesën e dytë të sezonit do të jetë titulli kampion.