SHAWN JONES
Ishin shumë të uritur
26 February, 2018 @22:47
Alo-qendra e reprezentacionit të Kosovës, Shawn Jones, në deklaratën e tij pas humbjes së Kosovës nga Lituania ka qenë i shkurtë.
Ai ka theksuar se ekipi i Kosovës nuk ka mundur t’i përgjigjet lojës shumë të mirë të Lituanisë dhe humbja ka qenë e pashmangshme.
“Ata ishin shumë të uritur për fitore. Ne nuk kemi arritur t’i përgjigjemi lojës së tyre,” - ka thënë Jones.
Përndryshe, Jones ka qenë më efikasi në ndeshje ndaj Lituanisë. Ai ka qenë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes, duke shënuar 23 pikë për Kosovën, në disfatën më të thellë të Kosovës në kuadër të këtyre kualifikimeve.