STAMBOLL

Foto: FenerbahceSK/fb
Jorge Jesus nis punën te Fenerbahçeja
20 June, 2022 @12:32
Trajneri 67-vjeçar nga Amadora, Jorge Jesus, pas zyrtarizimit në javën e kaluar, ka nisur punën me Fenerbahçen, nënkampionin aktual të Turqisë.
Kanarinat e Stambollit, nuk janë bërë kampionë të Turqisë që prej stinorit 2013/14 dhe me ngulm po e kërkojnë titullin.
E portugezi me përvojë, Jesus, është parë si njeri që do të mund të ndërhynte në ekip ashtu që skuadra të arrijë titullin, pas nëntë vitesh.
Jesus ka drejtuar pjesën më të madhe të skuadrave portugeze në karrierë, ndërsa nga të mëdhenjtë, vetëm Porton jo, derisa ka punuar si me Benficën ashtu edhe me Sportingun. Në stinorin e kaluar ka drejtuar Benficën.
Fenerbahçe pos garave vendore, këtë stinor do të merr pjesë edhe në kualifikime për Ligë të Kampionëve, ndërsa kundërshtari i parë i tyre është Dinamo Kiev.