DEKLARATA
Josa: Dinamo e fortë dhe me përvojë
7 August, 2015 @12:58
Mirel Josa, trajneri i Skënderbeut, ka dhënë deklaratën e parë të tij pas shortit për faqen zyrtare të UEFA-së ku ka komentuar kundërshtarin e ekipit korçar.
“Dinamo e Zagrebit është një kundërshtar i fortë dhe me përvojë nga Liga e Kampionëve,” ka thënë ai për të vazhduar.
“Në këtë fazë të garës, çdo ekip është i aftë që t’i bëj ballë çdo rivali. Ne do të jemi të gatshëm për këtë përballje,” ka përfundar Josa.
Skënderbeu që nisi rrugën kualifikuese për Ligë të Kampionëve, ka eliminuar deri më tani kampionin e Irlandës Veriore, Crusaders dhe atë të Molldavisë, Milsami.
Skënderbeu është ekipi i parë në histori të futbollit të Shqipërisë që po arrin këtë fazë të Ligës së Kampionëve, Play-Offin.
Josa 52 vjeç, drejton Skënderbeun që nga gushti i vitit 2012.